Τη βλέπω σχεδόν καθημερινά. Εδώ και περίπου δύο χρόνια. Πάντα τις πρωινές ώρες. Δίχως καμία αμφιβολία, θα πρέπει να είναι η ομορφότερη μετανάστρια ζητιάνα του κόσμου…! Απίστευτα εκφραστικά μάτια, βλέμμα που φυλακίζει τις σκέψεις όσων τολμούν να τη δουν κατάματα. Δεν κάνει τίποτα να κερδίσει την ελεημοσύνη των περαστικών. Ασχολείται μόνο με τα δυο της αγγελούδια. Οι περαστικοί μοιάζουν να της είναι αδιάφοροι. Ταυτόχρονα, όμως, και τόσο απαραίτητοι. Από αυτούς περιμένει να ζήσει.
Δεν γίνεται να τη δεις ως ζητιάνα. Πολλές φορές προσπάθησα να αποφύγω τα μάτια της…! Όχι απο ντροπή αλλά από φόβο. Ο φόβος μην την ερωτευτώ!!! Δεν θέλει πολύ. Είναι τόσο όμορφη αυτή η γυναίκα! Σήμερα πέρασα δίπλα της για πολλοστή φορά, όπως για πολλοστή φορά έχουν περάσει και χιλιάδες άλλοι, οσο εκείνη παίζει σιωπηρά με τα δυο μικρά της, περιμένοντας να αφήσει κάποιος κάτι. Οι περαστικοί αδιάφοροι. Σπάνια έχω δει να σκύβει κάποιος να αφήσει λεφτά. Μπορεί από φόβο και από ζήλια. Φόβο οι άνδρες ,ζήλια οι γυναίκες.
Στάθηκα για λίγο, σχεδόν στα κρυφά, για να τη δω. Με κέρδισε ο πειρασμός. Και ξαφνικά, εκεί που ο κόσμος περνούσε αδιάφορα και εκείνη έστεκε παρέα με τα δημιουργήματά της, ο μόνος που στάθηκε για λίγο ήταν ένας νεαρός μαύρος μετανάστης. Έψαξε στο πορτοφόλι του, βρήκε δυο κέρματα, έσκυψε ελαφρά και της τα άφησε. Το χαμόγελο που του χάρισε αυτή, άξιζε χρυσάφι. Μάλλον κι ο νεαρός για τα μάτια της σταμάτησε.
Λίγο πιο κάτω, ένα γκρουπ τουριστών περιμένει να διασχίσει τον δρόμο. Το φανάρι πρασινίζει και οι άνθρωποι χύνονται απέναντι. Η νεαρή ψιλόλιγνη κοπέλα με το μεγάλο σακβουαγιάζ δυσκολεύεται να ακολουθήσει. Δίπλα της, ένας νεαρός αστυνομικός που μάλλον δεν ενδιαφέρεται για την “εικόνα”, παίρνει τη μεγάλη τσάντα , τη βάζει στον ώμο και περνάνε μαζί απέναντι. Αυτό που συλλαμβάνει το μάτι, οι λέξεις σπάνια μπορούν να περιγράψουν…
*Για το FAQ

E shoh pothuajse përditë. Këtu e dy vjet. Përherë në orët e mëngjesit. Pa mëdyshje, duhet të jetë lypsja më e bukur emigrante në botë…! Me sy magjepsës dhe shikim që burgos mendimet e atyre që guxojnë ta shohin. Nuk bën asgjë për të fituar lëmoshn e kalimtarëve. Kalon kohën vetëm me dy ëngjëjt e saj. Kalimtarët duket t’i jenë indiferentë. Njëkohësisht edhe të domosdoshëm. Nga ata pret të mbijetojë.
Nuk është e mundur ta shohësh si lypëse. Mjaft herë u mundova t’u shmangem syve të saj…! Jo nga turpi por nga frika. Nga frika mos dashurohem. Nuk do shumë përpjekje. Është kaq e bukur ajo grua! Sot kalova bri saj për të shumtën herë, sikurse për të shumtën herë kanë kaluar bri saj edhe mijra të tjerë, ndërkohë që ajo luan në heshtje me të vegjlit e saj, në pritje të atij që do lerë diçka. Kalimtarët indiferentë. Rrallë kam parë dikë të përkulet e të lerë të holla. Ndoshta nga frika dhe nga xhelozia. Nga frika burrat nga xhelozia femrat.
Qëndrova për pak, pothuajse fshehtazi, që ta sodis. Më fitoi tundimi…Dhe befas, atje ku njerëzit kalonin indiferentë dhe ajo qëndronte në shoqërinë e krijesave të saj,i vetmi që qëndroi një çast, ishte një djalosh i zi,emigrant . Kërkoi në portofol, gjeti dy monedha metalike, u përkul lehtë dhe ia la. Buzëqeshja që i fali ajo, kushtonte flori. Ndoshta edhe i riu për sytë e saj qëndroi.
Pak më tutje, një grup turistësh pret të kaloj bulevardin përballë. Semafori bëhet jeshil dhe njerëzit vërshojnë matanë. Një e re tejet e brishtë, me bagazhin e saj të madh, vështirësohet t’i ndjekë. Krah saj, një djalosh polic që mesa duket nuk interesohet kaq shumë për “imazhin”, merr çantën e madhe, e vendos në sup dhe kalojnë përballë sëbashku. Ato që kap syri, rrallë fjalët janë në gjendje t’i përshkruajnë…

6 comments
Comments feed for this article
14/11/2009 στο 18:39
G.R
Aν και οι καιροί του ρομαντισμού έχουν περάσει ανεπιστρεπτοί, χαίρομαι τόσο όταν βλέπω ομοϊδεάτες μου να περιγράφουν δημόσια, χωρίς τον φόβο να χαρακτηρισθούν ντεμοντέ, στιγμές πέραν γιά πέραν ανθρώπινες, αληθινές και συνάμα καθημερινές που αφορούν στον έρωτα και που όλοι φροντίζουμε να κρύψουμε καλά στο “σεντούκι” του Είναι μας……
Μπράβο κύριε Αγκο!!!!
Υ.Γ η κοκαλιάρα (ψιλόλιγνη) τι την ήθελε τόση μεγάλη βαλίτσα;;!!!…:)))
15/11/2009 στο 20:57
T.M.
nje shkrim mjaft i ndjeshem dhe zhbirues. jam dakort me g.r. ky sens i yti romantik eshte mjaft i vlerte, por mbi te gjitha shume me pak i dallueshem, qofte edhe ne shkrimet e tua te meparshme -ndoshta di ta fshehesh mire
.
me pelqen evidentimi i kontrastit ndermjet dy realiteteve, dhe fakti se munde brenda pak rreshtave te kalosh nga nje “buzaqeshje e magjishme njerezore”, tek “drama e te pafuqishmit/emigrantit” me nje zhdervjelltesi kaq te madhe.
n.ago pershendetje!
23/11/2009 στο 20:34
alidea
bukur do i bashkohem komentit te parashkruesit , rralle te kam lexuar shkrime me rreze romantizmi, ne kete rast shoh nje gershetim shume te kendshem arrin te perçosh ngjarje dhe ndjenja njekohesisht
mos ki frike te jesh letrar miku im
23/11/2009 στο 20:39
N. Ago
@G.R.
Ndoherë, për hir të “duhet” fshehim “mundem”!
23/11/2009 στο 20:41
N. Ago
@Toni
Nuk është gjë tjetër përveçse një përpjekje për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë të gazetarisë, me varkë shpëtimi atë pak talent në letërsi.
Të përshëndes edhe unë!
23/11/2009 στο 20:41
N. Ago
@Alidea
Rrallë por jo …kurrë!